TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarja e rëndë që tronditi Peqinin mëngjesin e sotëm ku një person u vra me armë zjarri duket të ketë pasur motive mjaft banale ku një konflikt i nisur pesë vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete.
Abc News raporton se autori i dyshuar i ngjarjes Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të pesë viteve më parë, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.
“U zumë kot. Para pesë vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”, ka deklaruar autori i ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.