AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 08:30

Mëngjesi nis me reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Mëngjesi nis me reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht jugun, qendrën dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 18/26 re shi diell

Kukës 14/27 re shi diell

Lezhë 18/26 re shi diell

Dibër 12/25 re shi diell

Durrës 16/26 re shi diell

Tiranë 18/28 re shi diell

Elbasan 14/29 re shi diell

Berat 17/29 re shi diell

Vlorë 18/28 re shi diell

Korçë 12/24 re shi diell

Gjirokastër 16/29 re shi diell

Sarandë 15/24 re shi diell.