TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë ditë përpara procesit zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike, kandidati Fatbardh Kadilli i është drejtuar me një mesazh demokratëve.
Ai shprehet se manifesti politik do krijojë mundësi për karrierë politike për anëtarët e thjeshtë të partisë.
Kadilli apelon që duhet zhbërë monopoli i kryetarit duke themeluar një parti pluraliste dhe gjithëpërfshirëse.
Ja çfarë thotë Kadilli:
“Të dashur demokratë: Shume prej jush më pyesin: çfarë risie sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD? Përgjigja është vetëm një: “Garantimin e karrierës politike!”
Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi. Le të bëhemi ne të parët, që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse, të fortë në territor, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë, pa asnjë kufizim në kontribut dhe ambicie politike.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese."