TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhurata Saliaj, bashkëshortja e Kudret Saliajt që u vra nga vjehrri i tij ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” dhe nuk lejohej të lëvizte lirshëm.
Deklarata u bë nga avokati i saj, Lorenc Lico i cili u shpreh se nuk kishte parë asnjë arsye që ajo apo babai i saj Mexhit Picari të ndërmerrnin aktin ekstrem.
“Në dijeninë time, Dhurata nuk duhet të ishte prezentë në seancën e së premtes. Zonja ishte në arrest shtëpie, nuk i lejohej të lëvizte lirisht.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjoj ndonjë deklarim nga ana e tyre që të kalojnë në këto akte ekstreme. Të paktën zoti Mexhit ishte ai që gjithmonë nxiste arritjen e një marrëveshje. Kemi të bëjmë me një nënë që ka qenë në arrest shtëpie për 7 muaj. Ka pasur një urdhër që e lejonte të takonte fëmijët njëherë në javë .
Nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë, është munduar ta vërtetoje dhe me foto. Por gjykata ka vendosur kundër saj”, tha avokati në emisionin “Open”
Avokati ka rrëfyer një nga rastet, kur dy palët kishin lënë takim, që Dhurata të merrte disa gjëra që i kishin ngelur në shtëpinë e ish-bashkëshortët, por situata përfundoi në sherr, pasi “nuk ishin të gjitha sendet, për të cilat ishte rënë dakord”.
“Kemi biseduar të lëmë një takim. Kam komunikuar me Dhuratën dhe babain, kemi lënë një orar, kur do të bëhej marrja e sendeve.
Në momentin që do të tërhiqeshin sendet, nuk është rënë dakord, sepse nuk ishin të gjitha sendet, që kanë lidhje me gjëra personale, jo me vlerë, por me rëndësi sentimentale.
Kudreti ia kishte lënë gati sendet, por Dhurata nuk i mori sepse nuk ishin të gjitha gjërat që donte. Ka pasur ofendime, me sa më ka komunikuar kolegu im. Ne jemi përpjekur vazhdimisht të shuajmë konfliktin dhe të ndikojnë në pajtim”, tha avokati.