AKTUALITET, 30 Janar 2020, 22:56

Vrasja e Jak Prengës/ I vëllai mendoi se ia vodhi kokainën një anglezi, kush është “i penduari” që bashkëpunon me Policinë (Zbulohen detaje)

Vrasja e Jak Prengës/ I vëllai mendoi se ia vodhi kokainën

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë lajmin se njëri nga pesë të arrestuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës ka pranuar që të bashkëpunojnë me Policinë. Megjithatë ajo bën me dije se ai ende nuk ka pranuar që të tregojë se ku e kanë fshehur trupin e 49-vjeçarit.

Më tej ajo ka shtuar se vëllai i Jakut e dinte se droga që kishte marrë i përkiste një grupi aq të rrezikshëm dhe aq më pak shqiptar.

“Nuk është ndonjë peshk i madh vëllai. Ai mendonte se kishte vjedhur britanikun, nuk e dinte se kishte marrë drogën e shqiptarëve. Ata e kanë marrë dhe i kanë thënë siç i themi ne nga veriu: o ma gjej o ma ke! Njëri nga të arrestuarit ka pranuar të bashkëpunojë por nuk ka treguar akoma se ku është fshehur kufoma,”-tha Lala.

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë shtatë orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.