TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara kanë dënuar Presidentin Donald Trump për nënshkrimin e tarifave të reja për importin e çelikut dhe aluminit.
Kina e përshkroi atë si një “sulm serioz” në sistemin e tregtisë ndërkombëtare.
Teksa ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire, tha se kishte vetëm “humbës” në një luftë tregtare.
Poer, Trump thotë se Shtete e Bashkuara kanë vuajtur nga “tregtia e padrejtë” dhe se tarifat do të nxisin industrinë amerikane.
Detyrimet e importit, 25përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin, do të hyjnë në fuqi brenda 15 ditëve, edhe pse Kanadaja dhe Meksika do të përjashtohen, derisa negociatat vazhdojnë mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta).
Trump nënshkroi deklaratën në një ceremoni të Shtëpisë së Bardhë ku morën pjesë punëtorët amerikanë nga të dyja industritë.