BOTA, 7 Mars 2018, 12:17

Tarifat, Trump: BE e bën biznesin ‘të pamundur’

Tarifat, Trump: BE e bën biznesin ‘të pamundur’

Presidenti Donald Trump ka thënë se rregullat tregtare të Bashkimit Evropian e bëjnë “të pamundur” që firmat amerikane të bëjnë biznes me bllokun.

Duke mbrojtur planet e tij tarifore pasi ai priti kryeministrin suedez në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se vendet e tjera kishin “shfrytëzuar” Shtete e Bashkuara për dekada të tëra.

Pak kohë më pas u njoftua se këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Gary Cohn, i cili kundërshton tarifat, do të largohej.

Bashkimi Europian ka hartuar një listë prej 3.5 miliardë dollarësh (2.5 miliardë euro) të tarifave hakmarrëse.

Propozimet e Trump për tarifat për çelikun dhe aluminin kanë ngritur perspektivën e një lufte tregtare të fshehtë.