BOTA, 8 Mars 2018, 12:14

20 foto domethënëse nga protestat e grave në botë

Gratë kanë patur me qindra arsye për të protestuar qysh prej fillimit të kohërave, qoftë kjo për të drejtën e votës, të drejtat e riprodhimit, apo së fundmi kundër abuzimit seksual për shkak të pozicionit të punës apo abuzimit me pushtetin nga meshkujt. Për ti thurur lavde sot guximit të të gjitha atyre grave dhe vajzave që nuk kanë patur frikë të dalin në rrugë, të qëndrojnë për të drejtat e tyre dhe të përballen me këdo që ka kërkuar tjua mohojë, kemi bërë një album me fotot më të bukura të protestueseve femra përreth botës. Ndoshta këto foto frymëzojnë gra dhe vajza shqiptare që herën tjetër, të mos ngurrojnë të shkruajnë një parrullë dhe të dalin në rrugë

Protestuesja me parrullën më të veçantë për 8 marsin. Parrulla thotë: “Viagra financohet nga shteti. C6WeqxOU8AAetef-59ef3c664cd96__700.jpg

Danuta Danielson duke goditur një neonazist me çantën e saj të dorës në Vaxjo, Suedi 13 prill, 1985.

powerful-women-protesters-4-59ef410760526__700.jpg

Dy gra që puthen gjatë një manisfestimi kundër gayve në Francë, 2012

powerful-women-protesters-6-59ef44d6846e2__700.jpg

Katwrine Switzer ishte gruaja e parë që mori pjesë në një maratonë në Boston. Kur organizatori Jock Semple kuptoi se një grua po garonte bashkë me meshkujt, tentoi që ta nxirrte me dhunë nga gara, 1967.

powerful-women-protesters-16-59f03b9461c19__700.jpg

Një protestuese përballet me policinë përgjatë një proteste pro demokracisë në Santiago, Kili, 11 shtator 2016.

powerful-women-protesters-1-59ef3a3c97bc0__700.jpgNjë vajzë që i lutet policit të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve. Bullgari, nëntor, 2013.

powerful-women-protesters-33-5a040f6e0f151__700.jpg

Një grua e moshuar ulet para policëve për ti bllokuar atyre kalimin gjatë një proteste antikorrupsion në Seul të Koresë së Jugut, 24 prill, 2015.

powerful-women-protesters-3-59ef3d2e9e277__700.jpg

Pacifistja Jane Rose Kasmir duke mbjellë një lule në bajonetën e një ushtari në Pentagon përgjatë protestave kundër luftës në Vitnam, 21 tetor 1967

powerful-women-protesters-8-59ef492247748__700.jpg

Maria Teresa Asplund përballet me demostruesit me uniformë përgjatë një demonstrate naziste në Suedi, 1 May 2015.

powerful-women-protesters-2-59ef3b776e95c__700.jpg

Gloria Richardson shtyn bajonetën e një ushtari gjatë një proteste në Cambridge, 1963

Powerful-Women-Protesters-4-59ef41a5cb4f2__700.jpg

Zakia Belkhiri bën një selfie përballë një proteste kundër myslimanëve në Atwerp, Belgjikë 2016.

Powerful-Women-Protesters-3-59ef40d787a5e__700.jpg

Një grua amerikane mban një parrullë e cila thotë “Trajtojini femrat si njerëz jo si gra” gjatë inaugurimit të Richard Nixon si President i Amerikës.

powerful-women-protesters-27-59f04064c4854__700.jpg

Studentja 16 vjeçare Lucie Myslicova përballet me protestuesit Neo Nazistë

powerful-women-protesters-11-59ef50c340210__700.jpg

Vajza e vogël me patina i tregon ushtarit anglez në Derry se ajo nuk ka frikë prej tij, Irlandë e Veriut, 1969

Powerful-Women-Protesters-6-59ef48370b283__700.jpg

Protestuesja Iesha Evans duke u arrestuar nga policia gjatë protestës kundër vrasjes së Alton Sterling në Luiziana, 9 korrik, 2016.

powerful-women-protesters-1-59ef3e0b62b1c__700.jpg

Gratë polake organizojnë një ushqim gjiri masiv në metronë e Varshavës kundër ligjit që ndalonte ushqimin e fëmijëve në publik, 15 qershor, 2011.

powerful-women-protesters-16-59ef504093c81__700.jpg

Emmeline Pankhursts duke u arrestuar gjatë një proteste për votën e grave jashtë pallatit mbretëror në 1914.

Powerful-Women-Protesters-5-59ef435072909__700.jpg

Një protestuese Izraelite përballet me policinë gjatë një proteste në Tel-Aviv

Powerful-Women-Protesters-1-59ef3f728cd0c__700.jpg

Një grua kërcen përballë kordonit policor gjatë një proteste në Stamboll, 9 dhjetor, 2014.

powerful-women-protesters-8-59ef431081e8f__700.jpg

Jasmina Golubosvska duke puthur mbrojtësen e një polici përgjatë një proteste antiqeveritare në Shkup, Maqedoni 5 maj, 2015