AKTUALITET, 13 Nëntor 2019, 09:32

Terrori në Astir/ Banorët qëndrojnë mbi rrënojat e shtëpive: Ishte përdhunim!


Banorët e Astirit mëngjesin e sotëm kanë shkruar te banesat e tyre që tashmë janë shembur.

Ata janë ulur mbi rrënoja dhe nuk i kanë ndaluar akuzat ndaj shtetit.

Një prej tyre Haxhi Billa ka treguar se policia ka ushtruar terror mbi banorët, duke i detyruar të largohen nga banesat e tyre.

“Dje kam ndenjur tërë kohën në protestë derisa erdhi policia, bllokoi rrugën, ngela vetëm me gratë dhe fëmijët. Kishim alternativat nga më të ndryshimet por u nisa me mendimin se shtëpia nuk do të prishej.

Unë banesën e kisha të palegalizuar. Po të vepronim do të na vrisnin policët, se ata do të merrnin urdhër.

Do të përmend edhe kanunin, se në shtëpi nuk mund të hyjë askush, ky është një përdhunim. Më janë shembur 480 metra katrorë shtëpi”, u shpreh Haxhi Billa.