AKTUALITET, 31 Dhjetor 2020, 12:01

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, Policia: Ngjarja në sy të dy fëmijëve të mitur

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, Policia: Ngjarja në sy të


Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte.

Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat është shprehur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma e krimit, një automatik që autori ka përdorur për krimin.

“E ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit. Kemi organizuar strukturat policore në të gjithë pikat kryesore të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngarje të rëndë. Arsyeja e kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë vijimi i bashkëjetesës. Në vendngjarje kanë qenë dhe fëmijët e një nga viktimave”, ka thënë ai.