TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Organizimi për eventin ‘Bashkia që duam’, që do të mbahet nesër në ora 11:00 tek sheshi ‘Nënë Tereza’ pas Kongresit të PS-së, ka filluar që pasditen e sotme.
Mitingu do t’i ngjajë atyre të fundit që ka zhvilluar Edi Rama në rrethe, ku njerëzit do të ulen në karrige. Dhe karriget janë marrë pikërisht nga shkollat e Tiranës, siç mund ta shihni dhe në foton më sipër.
Lapsi.al mëson se do ketë njerëz nga rrethet për të mbushur sheshin. Janë porositur kryetarët e bashkive socialiste që të sjellin njerëz në Tiranë. Në varësi të madhësisë së bashkive do të vijnë edhe njerëzit. Ata do të ulen në zona të ndara.
Mësohet se në këtë event do të mbajë fjalën kryebashkiaku Veliaj dhe fjalën përmbyllëse kryeministri Rama.