AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 19:59

Urdhër-arrestet nga SPAK, një i penduar çoi në zbulimin e plotë të vrasjeve të 15 viteve më parë

Urdhër-arrestet nga SPAK, një i penduar çoi në zbulimin e

Një i penduar çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë, ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, një i penduar ka rrëfyer detaje dhe ngjarje rrëqethëse e domethënëse.

Pas 15 vitesh, rrëfimi i të penduarikt ka çuar në zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda kriminale të vitit 2005 që implikojnë bashkë emra të njohur të botës së krimit nisur nga Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai, Luftar Reçi si dhe Viktor Ymeri.