AKTUALITET, 10 August 2026, 15:11

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, nëna e Joan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës dhe bën dedikimin e ndjerë për të birin

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, nëna e Joan Zukos

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka bërë të ditur datën dhe orën e ceremonisë së lamtumirës së fundit për të birin, i cili u vra pasditen e 8 gushtit në Korçë, nga miku i tij, Kristjan Sterjo.

Përmes një mesazhi prekës, ajo shprehet se familja ka vendosur që lamtumira e fundit për Joanin të bëhet më 11 gusht, në orën 12:00.

Nëna e 20-vjeçarit i ka kushtuar të birit edhe disa fjalë të ndjera, duke e cilësuar si dashurinë e saj më të madhe dhe pjesën më të shtrenjtë të zemrës.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.

Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko.