AKTUALITET, 10 August 2026, 12:09

Trishtuese/ Te kapur dorë për dore me bashkëshortin e ndjerë, deputetja poston foton e veçantë

Deputetja e PD-së Elda Hoti ka reaguar sërish në lidhje me ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja, i cili humbi jetën të hënën e kaluar si pasojë e një arresti kardiak.

Hoti ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin e saj të ndierë, teksa janë duke vrapuar në det. Deputetja e shoqëron postimin e saj me emojin e një zemre të thyer, duke shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të zemrës.

Ladi Ndoja dhe Elda Hoti ishin të martuar prej disa vitesh, dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

46-vjeçari u nda nga jeta në 3 gusht si pasojë e një arresti kardiak. Humbja e tij ka tronditur familjarë miq dhe të afërm të tij, të cilët në postimet në rrjetet sociale kanë reaguar me dhimbje të thellë.

Ladi Ndojës iu dha lamtumira e fundit të martën e kaluar në Katedralen e Rrëshenit, ku në ceremoninë mortore morën pjesë me qindra persona.