AKTUALITET, 10 August 2026, 13:13

Reagimi ndaj Zelenskyt/ Ish kryeministri Majko: Jemi miq lufte, jo prostituta paqeje

Ish kryeministri socialist, Pandeli Majko, ka reaguar sërish kundër deklaratës së presidentit të Ukrainës, Zelensky, në Beograd, se nuk do t'a njohë kurrë Kosovën si shtet!

Postimi i Majkos:

Kjo është një foto në parlamentin e Ukrainës në përvjetorin e agresionit rus!

Ajo është një foto e realizuar nga salla, për të treguar kënaqësinë me të cilën u prit flamuri shqiptar nga të pranishmit!

Nuk kishte shumë delegacione të huaja pasi kishin qarkulluar lajme se mund të goditej, në këtë ditë, godina e parlamentit në Kiev!

Pavarësisht deklarimit “konservativ” të Presidentit Zelenski në Beograd, në vizitën e tij të fundit, jam i bindur se ukrainasit i kanë parë dhe i shohin shqiptarët si aleatët e tyre!

Miqësia dhe aleanca e shqiptarëve me ukrainasit nuk përcaktohet nga “protokollet e diplomacisë”!

Kjo miqësi ndërlidhet me diasporën e vjetër shqiptare e cila ka pasur dëshmorët e vet për mbrojtjen e Ukrainës! Ajo vazhdon, sot, me vullnetarët shqiptarë me uniformë në krah të ushtrisë ukrainase!

Lufta, për shqiptarët, i ndan miqtë nga armiqtë!

Diplomacia është quajtur me të drejtë arti i “gënjeshtrës” për arsye shtetërore!

Miqtë i mij ukrainas më kanë komunikuar të shqetësuar për ngjarjen e fundit!

“Jemi miq lufte, jo prostituta paqeje” ishte shprehja që pëlqeva më shumë, në anglishten me aksentin ukrainas!…Sigurisht!