AKTUALITET, 10 August 2026, 11:24

Detaje/ Dy “Benz”-a përplasen në aksin Levan-Tepelenë, plagosen rëndë nëna me dy vajzat e saj dhe shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë pas 4 persona të plagosur.

Paraprakisht raportohet se të plagosurit janë nisur menjëherë për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime për mediat  bëjnë me dije se personat e plagosur janë një nënë me dy vajzat e saj dhe drejtuesi i njërit prej mjeteve. Ndërsa akoma nuk është zbuluar mosha apo identiteti i tyre.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të dalin detaje të reja në vijim .