TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtyhet në Gjykatën për Krime të Rënda seanca gjyqësore për vrasjen e Artan Cukut. Në Greqi janë liruar nga të gjitha hallkat e gjyqësorit dy të akuzuarit për ngjarjen, ndërsa gjyqi në Shqipëri zhvillohet në mungesë.
Porositësi Bledar Jambelli, ndërsa ndihmës Kristaq Leci nuk dihet ku janë, pas lirimit të tyre.
Gjatë seancës më në fund është konfirmuar se Kristaq Leci është liruar pak javë më parë nga drejtësia greke.
Shtyrja pasi ata nuk kanë marrë dijeni për zhvillimin e ngjarjes.
Greqia ka kundërshtuar ekstradimin e tyre me pretendimin se u rrezikohet jeta në Shqipëri dhe Jambelli ka mbiemër të minoritetit grek.
Gjyqi ka rinisur pas një viti pezullim, pasi të pandehurit nuk kishin marrë njoftim. Ligji thotë se pas një viti rifillon gjykimi edhe nëse nuk janë kapur.