AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 19:53

Votimet në Mal të Zi/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Nuk ua ka fajin Milo! Me këto mend, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot

Votimet në Mal të Zi/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Nuk

Duke reaguar mbi postim të ish-kryeministrit Sali Berisha, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se opozita është gati të brohorasë për nacionalistët pro-serbë dhe pro pro-rusë për inat të Edi Ramës.

Sipas saj, me këtë mendësi, opozita shqiptare nuk do të “puthet me pushtetin as sot dhe as mot”.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk jua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot.