AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 18:39

Përmbyset fugoni në Shkodër, plagosen shtatë persona

Përmbyset fugoni në Shkodër, plagosen shtatë persona

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Shkodër. Mësohet se një fugon është përmbysur në aksin rrugor Shkodër- Bogë e Malësisë së madhe.

Në fugonin e aksidentuar kanë qenë shtatë punonjës të firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qaf Thore-Theth.

Ata kanë qenë duke u kthyer nga puna por në afërsi të fshatit Bogë, fugoni që po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Deri tani nuk raportohet për viktima.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtatë persona kanë mbetur të plagosur.