AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 16:25

133 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

133 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

ISHP njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 133 raste të reja me koronavirus pas testeve të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Ndërkohë, raportohet se në spitalet Covid kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 75 pacientë.

Situata vijon problematike në spitale.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)

Testime totale 62837

Raste pozitive 9513

Raste të shëruara 5214

Raste Aktive 4015

Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2092

Durrës 530

Shkodër 284

Lezhë 199

Korçë 178

Elbasan 159

Fier 144

Kukës 131

Vlorë 126

Berat 83

Dibër 52

Gjirokastër 37.