AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 19:14

Suedia raporton zero vdekje nga koronavirusi për më shumë se një javë

Suedia raporton zero vdekje nga koronavirusi për më shumë se

Suedia ka raportuar zero vdekje të reja nga Covid-19 për më shumë se një javë. Kjo sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik të vendit.

Në bazë të kësaj agjencie, viktima e fundit nga Covid-19 në vend u regjistrua më 23 gusht.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, vendi ka raportuar 43 raste të reja Covid-19, shkruan abcnews.al

Suedia është parë si një ndër vendet e paketa që pati një qasje ndryshe ndaj menaxhimit të koronavirusit. Vendi skandinav vendosi vetëm kufizime të lehta në jetën e përditshme në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Në total, Suedia ka raportuar 5,808 vdekje nga koronavirusi i ri, që korrespondon me 576.38 vdekje për 1 milion banorë.

Numri i vdekjeve për 1 milion banorë në vend është shumë më i lartë se disa nga fqinjët e tij më të afërt, me dendësi të ngjashme të popullsisë, përkatësisht Danimarka (107.73), Finlanda (60.46), Norvegjia (48.7) ose Estonia (48.25).