TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit katër persona. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor.
Kështu, numri total i viktimave në vendin tonë shkon në 284.
Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Tirana, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 77-vjeçar nga Durrësi, një 87-vjeçar nga Fieri.
Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, në vend u konfirmuan 133 raste të reja me Covid-19. Kurse në total, numri i të infektuarve shkon në 9513.