TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai po udhëtonte me një makinë të vjedhur me një thes me çanta luksoze dhe mjete të tjera gjithashtu të vjedhura. Por, bëri një gabim.
Me “Fiat Idea-n” e grabitur, ai kaloi në një kryqëzim të vëzhguar me kamera, të cilat kapën targën e automjetit.
Dhe kështu, natën e ditës tjetër, karabinierët e Monza-s në kufi me Brugherio ndaluan automjetin, duke e bllokuar.
Ndërsa bashkëpunëtorët që udhëtonin në bordin e mjetit ikën në këmbë, karabinierët arritën të ndjekin dhe të ndalojnë shoferin, një shqiptar 25-vjeçar me iniciale X.N, me precedentë për krime kundër pronës dhe i pastrehë.
Në bordin e automjetit u gjetën dy çanta për femra “Louis Vuitton”, si dhe tre çanta “Hermes” dhe një çantë Dolce Gabbana.
Makina u vodh 23 marsin e kaluar në San Donato Milanese. 25-vjeçari i është nënshtruar arrestimit dhe është transferuar në burgun e Monzas.