TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi thotë se, ushtria ka zbuluar drogë të fshehur në një anije ushtarake që po nisej për stërvitje detare, e planifikuar për në Turqi dhe Greqi.
Ministria thotë se policia ushtarake kontrolloi anijen “Jadranin”, ose “Adriatiku”, të premten herët pasi mësoi se bandat e caktuara kriminale po planifikonin ta përdorin atë për të kontrabanduar drogë.
Sipas një deklarate nga Ministria, dhjetëra kilogramë të drogave të dyshuara u gjetën gjatë kontrollit në portin e Tivit, ndërsa janë duke u zhvilluar procedimet ligjore, shkruan AFP-ja.
Anija prej kohësh ka shkaktuar mosmarrëveshjeje midis vendit të vogël ballkanik dhe Kroacisë fqinje, e cila pretendon pronësinë ndaj saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Nuk ishte menjëherë e qartë kur anija 86-vjeçare do të niset në udhëtimin e planifikuar me 42 studentë.