AKTUALITET, 19 Prill 2019, 16:34

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, plagosen pesë persona

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, plagosen pesë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dy nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.

Për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.