SPORT, 31 Maj 2021, 20:13

Vlerësimi/ Lukaku, futbollisti më i mirë i Serisë A

Vlerësimi/  Lukaku, futbollisti më i mirë i Serisë A

Romelu Lukaku është shpallur futbollisti më i mirë i Serisë A për sezonin 2020-2021. Sulmuesi belg ka udhëhequr Interin drejt titullit kampion të 19 në histori dhe është vlerësuar për performancën e jashtëzakonshme, ku evidentohen 24 golat e shënuar dhe 11 asistet e dhëna.

Këto statistika e kanë bërë Lukakun të parin në historinë e kampionatit italian, që e mbyll sezonin me dopio shifër si në numrin e golave të shënuar, ashtu edhe atë të asisteve të dhënë.

“Super-forcë atletike, teknikë e nivelit të lartë dhe absolutisht një udhëheqës. Numrat e sezonit të tij janë të jashtëzakonshëm, 24 gola dhe 11 asiste”, thuhet në përshkrimin që Liga e Serisë A i ka bërë numrit 9 të zikaltërve.

Ndërkohë janë dhënë edhe çmimet e tjera të më të mirëve të sezonit, që janë si më poshtë:

Futbollisti më i mirë nën 23 vjeç: Dusan Vlahovic

Portieri më i mirë: Giggio Donnarumma

Mbrojtësi më i mirë: Cristian Romero

Mesfushori më i mirë: Nicolo Barella

Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo