TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka komentuar situatën e COVID-19 në Kosovë, duke e quajtur mjaft shqetësues shtimin e rasteve.
Në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo bën thirrje për qytetarët që të vijojnë të mbajnë distancën fizike dhe të kujdesen për higjienën personale, pasi asgjë nuk ka mbaruar.
Deri më tani në Kosovë janë rregjistruar të 29 viktima nga koronavirusi ndërsa 945 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Postimi i plotë
Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë.
Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve!
Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.