AKTUALITET, 15 Maj 2020, 13:44

EMRI/ Plagoset me armë 50-vjeçari në Selenicë

EMRI/ Plagoset me armë 50-vjeçari në Selenicë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin Selenicë në Vlorë, ku ka mbetur i lënduar Jetnor Xhaferraj.

Policia bënë me dije se 50-vjeçari është plagosur në dorë, dhe autori është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.