TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe polemikat që janë ndezur në vend.
Në një deklaratë, ambasada bën të ditur se mbështet thirrjen e Komisioneres së BE-së, Mariya Gabriel, për dialog mes palëve.
Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.
“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.
