AKTUALITET, 15 Maj 2020, 12:57

“Rama ka bërë gati botet me ujë dhe gazin lotjsellës”, Kryemadhi paralajmëron prerë: Do të jem natën te Teatri, me diagnozën që kam unë mund të vdes nëse…


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot serish kreun e qeverise dhe kreun e bashkise te mos bëjnë asnjë hap për cënimin e Teatrit Kombëtar në Tirane.

Ne nje lidhje live me News24 se ajo beri me dije se do te jete sot naten ne Teater se bashku me mbeshtetesit e ketij institucioni, pa pyetur per cdo hap qe mund te ndermerret per shperndarjen e tyre.

Sipas saj, Rama ka bere gati gazin lotsjelles dhe botet me uje, por ajo dhe protestuesit nuk do te levizin nga vendi.

“Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim. Zoti Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”, deklaroi Kryemadhi.