TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapen dy autoret që i vodhën me dhunë çantën me 1.5 milionë lekë punonjësit të postës. Policia e Fierit bën me dije se ka zbardhur ngjarjen dhe ka vëne në pranga dy autorët e grabitjes.
Denoncimin e bëri shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj. Ai tha se dy persona i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja.
Policia pas hetimeve arrestoi dy autorët, shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier, të cilëve iu gjet edhe çanta me paratë e vjedhura.
NJOFTIMI
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sasia e lekëve të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë mirorganizimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.
Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.
Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.