AKTUALITET, 5 Gusht 2018, 16:46

Vjen goli i parë në sytë e Panuçit, Gurit i duhen dy ndeshje për të lënë shenjë në Belgjikë

Vjen goli i parë në sytë e Panuçit, Gurit i duhen dy

Me Panuçin në tribunë, Sindrit Guri po bën një ndeshje shumë pozitive me fanellën e Ostende kundër kampionëve të Anderlehtit. Edhe pse skuara e tij po humbiste me rezultatin 2-0 dhe dukeshin të dorëzuar, sulmuesi shqiptar ishte ai që rihapi fatet e takimit me golin e tij në minutën e 58′.

Ky ishte goli i parë për Gurin me fanellën e Ostende dhe në praninë e Panuçit, ka rritur shumë shanset e tij për një grumbullim në kombëtare. Vetëm dy ndeshje iu deshën sulmuesit që u transferua nga Kukësi në kampionatin belg që të gjente rrugën e rrjetës. Një start shumë i mirë për sulmuesin shkodran.

Edhe pse Guri bëri një ndeshje të mirë, skuadra e tij nuk arriti të shmangë humbjen kundër kampionëve të Andelehtit, të cilët fituan pa shumë vështirësi me rezultatin 5-2.