TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kicker Magazine” ka shpallur futbollistin më të mirë gjerman në sezonin që lamë pas dhe për herë të parë në karrierën e tij, e ka fituar mesfushori i Real Madrid, Toni Kros.
Një Champions League e fituar dhe një paraqitje më e mirë se pjesa tjetër e “Pancerave” në Botëror i ka dhënë të drejtën mesfushorit “Galaktik” që të fitojë çmimin e futbollistit më të mirë gjerman në sezonin 2017-18.
Në përgjithësi, ka qenë një vit shumë pozitiv për lojtarin e Real Madrid, që vazhdon të jetë kosistent nga ndeshja në ndeshje. Një mesfushor që figuron në çdo vit në formacionin më të mirë, si dhe ka statistika shumë të mira, si gola e asiste, ashtu dhe saktësia në pasime.