AKTUALITET, 5 Gusht 2018, 14:13

Rrëzimi i helikopterit në Korçë: Piloti ishte shkarkuar nga ushtria

Rrëzimi i helikopterit në Korçë: Piloti ishte shkarkuar

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një helikopter u rrëzua në lagjen 6 të qytetit.

Ndërkaq burime për Faxnews, zbulojnë se përtej rrëzimit të helikopterit, në telashe është futur edhe kompania e helikopterit, e cila rezulton e paregjistruar.

Ndërkohë mësohet se Altin Lame, piloti që drejtonte helikopterin, është ish pilot i ushtrisë shqiptare.

Mësohet se Lame është liruar nga detyra për rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë.