TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i shqiptarëve në kampionatet më elitare të futbollit europian, po rritet çdo ditë e më tepër. Në Ligën e Parë spanjolle, është një tjetër futbollist shqiptar, që do të jetë pjesë e Leganesit sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Kleandro Lleshin i cili në miqësoren që Leganesi kishte ndaj Real Zaragozës u aktivizua si titullar dhe luajti për më shumë se gjysmën e ndeshjes. Skuadra e tij fitoi me rezultatin 5-2, ku Lleshi ishte ndër më të dalluarit.
Sezonin e fundit, Lleshi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Leganesit dhe këtë vit, pritet që të debutojë në La Liga me ekipin e parë. Në të kaluarën e tij, Lleshi ka qenë pjesë e Internacionalit të Tiranës dhe më pas u largua drejt kampionatit portugez ku firmosi me skuadrën e Belenenses.