AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 09:07

Vjedhje e falsifikim monedhash, arrestohen katër persona, mes tyre edhe një i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vjedhje e falsifikim monedhash, arrestohen katër persona, mes tyre edhe


Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Durrës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se mes personave të arrestuar është edhe një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një person me inicialet B. V., pasi në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

U arrestuan edhe shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.

Ndërkohë personi me inicialet Y. T., 63 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi u konstatua nga policia, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

D., 42 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi në rrugën “Adria”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Kapet dhe ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vjedhje dhe drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. T., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

2. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.