TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka publikuar një video ku rendit të gjitha krímet e fundit të ndodhura në Shqipëri në harkun e dy javëve, të cilat kulmojnë sot me atentatin ndaj Ardjan Çapaj në Elbasan.
Çapaj që është pikërisht personi me të cilin Rama ka dalë edhe në foto në hotelin e këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.
‘Sot krími kërcënon rendin dhe sigurinë. Vetëm në dy javët e fundit një zinxhir krímesh ekspozon edhe njëherë dështimin e Ramës.
24 maj: Një 25 vjeçar ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Vlorë
31 maj: Në Laç dy persona humbën jetën nga një atentat me armē zjarri
31 maj: Një shpërthim tritoli regjistrohet në një hotel në Tiranë
4 qershor: Ekzekutohen në një pritë, dy vëllezër në Krujë
4 qershor: Gjendet një pako tritoli në Vlorë në një zonë të banuar
5 qershor: Arrestohet vëllai i kryetarit të Bashkisë Mallakastër për kultivim kanabisi
7 qershor: Në Itali kapet gomonia e nisur nga Shqipëria me 3 mln euro drōgë
8 qershor: Atentat me snajper në Elbasan
Një qeveri e ardhur në pushtet me krímin nuk e lufton dot atë.’-thuhet në videon e postuar nga Bardhi.