AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 20:44

Vdekja e George Floyd/ Demokratët në SHBA projekt-propozim për kufizimin e mbrojtjes ligjore të policëve

Vdekja e George Floyd/ Demokratët në SHBA projekt-propozim për

Partia Demokratike e SHBA të hënën do të paraqesë projekt- propozimin për një reformë në Polici që do të kufizonte mbrojtjen ligjore të policëve.

Kjo iniciativë kërkohet prej vitesh në Kongres por tashmë me vdekjen e George Floyd, afro-amerikani i cili u vrā nga gjuri i një polici gjatë arrestimit do të konkretizohet si propozim për ligj.

The Associated Press raporton se dokumenti ka disa pika ku ndër të cilat do të ndalohej përdorimi nga policët i frocës së tepruar apo kapjes përfyti gjatë ndalimit si dhe kërkon disa ndryshime.

Por ky propozim nuk ka uljen e financimet për Policinë e cila kërkohet nga grupet e protestuesve që prej dy javësh janë ngritur duke marshuar e protestuar për vdekjen e George Floyd në Minnesotta.