TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Real Story" të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar se çfarë i ndodhi asaj bashkë me operatorin për të filmuar nga afër banesën e Ardian Çapjes.
Ajo thotë se vëllai i Çapjes, i quajti gazetaren dhe operatorin si vrāsës të veshur me pushtet kurse një zonjë, për të cilën nuk dinte çfarë lidhje familjare kishte me Ardian Çapjen, u kërkoi mos hidhnin baltë mbi familjen e tyre pasi e dinte kush i kishte goditur.
Lala konfirmon se pikërisht familja Çapja e di nga kush goditet, prandaj Policia duhet që të zbulojë atentatorët duke përgjuar Ardian Çapjen, duke hapur kamerat e zonës që ajo e quan "oazin" e Çapjave që është çdo pëllëmbë me kamera të rezolucionit të lartë si dhe duke hetuar klanin rival.
“Unë kapërceva pragun e portës dhe madje nuk e dija se ajo ishte vija e kuqe. Ju po kapërceni këtu si vrāsës të veshur me pushtet. Kështu më tha vëllai i Ardian Çapjes. Një zonjë na ka thënë mos hidhni baltë mbi ne, e dimë kush na ka goditur. Unë uroj t’i shpëtojë atentatin Ardian Çapja. Sot kam parë një frame- video-je, një ish-atentat ndaj Ardian Çapjes, atentatori ishte i pamaskuar, maska i ra, madje dhe xhupi. Dhe xhupi i ra dhe e kanë marrë pjestarë të fisit Çapja. Janë dhjetra vrasje që i janë atribuar familjes Çapje, kanë ngritur akuza pa fakte. Vëllai i tij u vra me anti-tank tek Univers në 2015. Po ashtu iu vrā avokati në qendër të qytetit. Disa nga atentatet kanë ndodhur tek banesa e Çapjes , pikërisht tek ajo rrugica. Sa shumë të dhëna mund të marrë policia nga aty. Çdo pëllëmbë e survejuar nga kamera me rezulocion të lartë. Mjafton që të përgjohen bisedat e Ardian Çapjes dhe të hetohet klani kundërshtar. Ka dhe disa hasmëri prej vitesh. Çapja nuk dilte asnjë moment të jetës së tij pa roje. Oazi i tillë është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk shihet.”- tha Çapja.