TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre ishte në kërkim për dhunë në familje dhe ka rënë në prangat e Policisë.
Një tjetër ia ka vjedhur portofolin një qytetareje në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar.
Kurse dy të rinj të tjerë u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
DVP Durrës
Bie në prangat e Policisë një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Dh. T., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Dhuna në familje”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, pasi në lagjen nr.8, Durrës, i ka vjedhur portofolin shtetases Xh. Dh.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 25 vjeç dhe E. I., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.