AKTUALITET, 19 Dhjetor 2020, 15:33

Mbi 75 milionë të infektuar nga Covid-19 në të gjithë botën

Mbi 75 milionë të infektuar nga Covid-19 në të gjithë

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka tejkaluar shifrën e 75 milionëve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Universiteti amerikan i Johns Hopkins, numri i viktimave ka arritur në mbi 1.67 milionë.

Vendi më i prekur nga koronavirusi mbeten Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 17.4 milionë raste dhe 313,000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Ndërkohë në Indi janë regjistruar mbi 10 milionë të infektuar nga koronavirusi dhe numri i viktimave ka arritur në mbi 145,000.