AKTUALITET, 19 Dhjetor 2020, 13:15

Iu gjet kokainë në lavatriçe, Apeli rikthen në burg 50-vjeçaren nga Lezha. Bashkë me ish-burrin akuzohen për…

Iu gjet kokainë në lavatriçe, Apeli rikthen në burg


Gjykata e Apelit i ka ndryshuar masën e sigurisë Vera Prekës e cila u arrestua nga policia pasi iu gjeten 1.2 kg kokainë, duke e rikthyer sërish në burg 50-vjeçaren.

Gjykata e shkallës së parë në Lezhë e kishte lënë në “arrest shtepie”, pasi blutë e qytetit në një operacion pak javë më parë, i gjetën sasinë e kokainës të fshehur brenda lavatriçes, në servisin ish-bashkëshortit të saj në Ishull-Lezhë i cili ishte i përshtatur dhe si banesë ku ajo jetonte pas ndarjes.

Ndalimi i Prekes erdhi pas ndryshimit të mases së sigurisë nga Gjykata e Apelit në Shkodër e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë që kishte vendosur masen e sigurisë “arrest në shtëpi” për 50-vjeçaren.

Vvendimi i shkallës së parë i cili dha një masë më të butë për 50-vjeçaren arsyetohet me argumentin se ajo ishte femer dhe kishte dhe probleme shëndetësore, ndërsa për ish bashkëshortin e saj Ded Marvukaj i cili u arrestua disa ditë më vonë, gjykata e Lezhes ka vendosur masen e sigurisë arrest me burg.

Burri dhe gruaja të cilet rezultojnë të jenë të dovorcuar janë vënë nën akuze për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, pasi gjatë një operacioni policor të koduar “Stacioni” në servisin në pronësi të Ded Marvukaj i cili ishte i përshtatur dhe si banese, u gjeten dhe sekuestruan 1.2 kg kokainë dhe një peshore elektronike.