TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarit, Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç.
Burimet për ABC bëjnë me dije se për ngjarjen grupi hetimor ka arritur të zbardhë detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.
Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.
26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.
Ngjarja
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.
Ai ishte duke udhëtuar nga Tirana për në Shkodër. Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.