AKTUALITET, 5 Shkurt 2020, 12:49

Lulzim Berisha deklaron pasurinë

Lulzim Berisha deklaron pasurinë


Një ditë më parë u raportuar se ndaj Lulzim Berishës kishte mbërritur nga Operacioni Forca e Ligjit një formular që duhej ta plotësonte për të justifikuar pasurinë.

Mësohet se Berisha ka firmosur ditën e sotme formularin dhe pritet të shqyrtohet nga organet ligjzbatuese vërtetësia e deklarimeve të tij.

Kujtojmë se ditën e djeshme avokati i tij, por edhe familjarët deklaruan se nuk ishte e drejtë kërkesa e OFL ndaj Berishës pasi ai sipas tyre, po shlyen detyrimet ndaj drejtësisë dukë ndjekur ‘shërbimin e provës’ që pasi është liruar nga qelia me këtë kusht.