AKTUALITET, 18 Mars 2021, 09:24

Mark Rutte fiton zgjedhjet në Holandë: Do të rindërtojmë vendin pas pandemisë

Mark Rutte fiton zgjedhjet në Holandë: Do të

Partia e Kryeministrit holandez, Mark Rutte ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet kombëtare të zhvilluar së fundmi në Holandë.

Rutte ka deklaruar se mandatin e katërt në detyrë do ta përdorë për të rindërtuar vendin pas pandemisë së koronavirusit.

Pas një fushate gjatë pandemisë dhe parë si një referendum mbi performancën e qeverisë gjatë krizës, rezultatet e anketave sugjeruan që partia e Mark Rutte kishte fituar 35 nga vendet në parlamentin me 150 vende, dy më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë time një votë të madhe besimi”, ka thënë Rutte.

Ndër të tjera Rutte tha se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vitet e fundit”, përfshirë dorëheqjen e tij në janar për shkak të një skandali në të cilin njerëzit ishin të profilizuar në mënyrë raciale dhe më pas u akuzuan në mënyrë të rreme për mashtrim të përfitimeve të fëmijëve.