TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se është e pafalshme që të prekurit me koronavirusi lihen në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi, duke mos u trajtuar me oksigjen.
Referuar një investigimi të “BIRN”, ku thuhet se “Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19”, Kreu i Shtetit thekson se është e rrezikshme dhe kriminale të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve.
Postimi i Metës:
Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.
Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.
Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.
Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.
Është e rrezikshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.
Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikshme për shëndetin publik.
Përgjegjësit para ligjit!
Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është...
Posted by Ilir Meta on Thursday, March 18, 2021