TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Identifikohet dhe arrestohet personi që kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Në pranga është vënë shtetasi Muharrem Zilja. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Ndërkohë gjithcka është zbuluar përmes numrit të IMEI-t të celularit me të cilin ai ka dërguar mesazhin kërcënues.
Po ashtu burime nga prokuroria kanë bërë me dije se Zilija e kishte thyer kartën nga e cila kishte nisur SMS dhe tek aparati celular kishte vendosur numrin e bashkeshortes, duke e harruar si detaj numrin IMEI.
Teksti i mesazhit për Ismailin ishte “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”.
Burimet thanë se Muharrem Zilja, dyshohet se është shtyrë nga persona të tjerë për të kërcënuar Agim Ismailit, por gjatë marrjes në pyetje, ai i ka mohuar akuzat. Ky person rezulton që të jetë me preccedentë të mëparshëm kriminal.