AKTUALITET, 8 Janar 2020, 11:11

Vijojnë ngricat, në këtë qytet temperatura arrin -7 °C

Vijojnë ngricat, në këtë qytet temperatura arrin -7 °C


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sërish vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të qëndrueshme.

Për rrjedhojë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë orëve të pasdites. Përsëri, gati në të gjithë vendin, në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica.

Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër    -1/12 diell

Kukës    -4/7 diell

Lezhë    0/13 diell

Dibër    -7/7 diell

Durrës    0/13 diell

Tiranë    -1/13 diell

Elbasan    -1/13 diell

Berat    -5/14 diell

Vlorë    -1/14 diell

Korçë    -6/5 diell

Gjirokastër    -6/12 diell

Sarandë   2/15 diell.