AKTUALITET, 8 Janar 2020, 09:10

VIDEO+FOTO/ Rrëzimi i avionit në Iran, Presidenti i Ukrainës: Po punojmë për të sqaruar rrethanat e tragjedisë

VIDEO+FOTO/ Rrëzimi i avionit në Iran, Presidenti i Ukrainës: Po

Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës pas tragjedisë në Iran, ka deklaruar se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit kanë humbur jetën në këtë aksident, plot 176 njerëz. Në një reagim të shkurtër ai teksa ka ngushëlluar familjarët e viktimave ka deklaruar se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të vdekurve në këtë tragjedi. “Sipas informacionit paraprak, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Ambasada jonë po punon për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe listën e pasagjerëve të vdekur. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të dashurit të të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit”, -ka thënë Zelensky. Avioni ukrainas që po transportonte 176 njerëz është rrëzuar ditën e sotme pasi është ngritur nga aeroporti kryesor i Teheranit. Ndërkohë momenti i rrëzimit të tij ka ndodhur kur një zjarr goditi një prej motorëve të tij, ka deklaruar Qassem Biniaz, një zëdhënës i Ministrisë së Transporteve në Iran.