AKTUALITET, 8 Janar 2020, 10:47

“Do të marrin goditjen më të fortë”, Netanyhahu mesazh kërcënimi Iranit pas sulmit me raketa

“Do të marrin goditjen më të fortë”, Netanyhahu


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyhahu ka paralajmëruar për një hakmarrje “të fortë” kundër çdo vendi që sulmon Izraelin.

Gjithashtu ai riafirmon mbështetjen ndaj SHBA për vrasjen e Komandantit Ushtarak iranian Qasem Soleimani në sulmin e urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu siç citon Reuters.

‘Goditja më e fortë’ do të jetë për ata që sulmojnë Izraelin tha ai, në një kohë që Teherani ka nisur sulmet në bazat irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë.